Krimet e Rënda kanë shpallur në kërkim Suel Çelën, i cili akuzohet për përplasjen me policinë në Elbasanit. Çela akuzohet për ngjarjen e ndodhur në muajin shtator të vitit 2017, ku një ‘Audi’ i blinduar goditi makinën e zëvendësdrejtorit të Policisë.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shpallur në kërkim Suel Çelën, i cili akuzohet për përplasjen me policinë në Elbasanit. Çela akuzohet për ngjarjen e ndodhur në muajin shtator të vitit 2017, ku një ‘Audi’ i blinduar goditi makinën e zëvendësdrejtorit të Policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi, teksa ishte duke ushtruar kontroll në një mjet luksoz me vlerë rreth 100 mijë euro.
Çela është një personazh problematik për Policinë e Shtetit, ndërsa mendohet se është larguar jashtë Shqipërisë. Burime të Report Tv bëjnë me dije se Krimet e Rënda kanë caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Suel Çelën.
Si ndodhi ngjarja në muajin shtator:
Ngjarja ka nisur në rrugën “Dyli Haxhire”, ku efektivat e policisë kishin dalë me qëllim zbatimin e një plan Operacioni që ka për qëllim verifikimin e mjeteve luksoze apo të dyshuara të trafikuara, ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin luksoz me një vlerë rreth 100 000 euro, personit iu kërkua që të shoqërohej për verifikim të dokumentacionit.
Në momentin që mjeti po shoqërohej nga grupi Shqiponjat dhe nga një Patrullë Policie, një mjet tip “Audi” vjen me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe godet mjetin e Policisë.
Më pas, mjeti i blinduar që goditi mjetin e Policisë u fut në Tregun Ushqimor. Pas këtij incidenti ka nisur dhe operacion me praninë e FNSH dhe RENEA, ku shërbimet e Policisë kanë sekuestruar 7 automjete luksoze, ku 3 prej të cilave dyshohen të jenë të blinduara dhe rezultojnë në pronësi të biznesmenit Petrit Çela.
ma.me