VIDEO/ Ka marrë mijëra USD nga Soros, por ja si gënjen Basha “pa i’u dridhur qerpiku”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po fatkon çdo ditë e më shumë shprehjen që Jozefina Topallli thotë për të që Basha të gënjen edhe kur e pyetet për orën. Dhe gjënjeshtrën e radhës Basha e ka bërë duke thënë se nuk ka përfituar bursë studimi dhe financime nga Fondacioni Soros.

Por disa dokumente të botuara sot në gazetë TemA, vërtetojne ato që shpesh janë artikuluar në media, se kreu i PD, Lulzim Basha si dhe bashkëshortja e tij Aurela kanë përfituar financime mijëra dollarëshe nga Fondacioni Soros.

Dhe për të faktuar se Basha gjënjen për këtë çështje ne po ju sjellim një intervistë që kreu i PD Lulzim Basha dha për emisionin Opinion në shkurt të vitit 2017, ku mohoi në mënyrë kategorike lidhjet dhe financimet nga Fondacioni Soros. I pyetur nga gazetari Fevziu se çfarë qëndrimi ka ndaj Soros, Basha ju shmang pyetjes, ndërsa u shpreh:

“Problemi kryesor në Shqipëri është krimi dhe lidhjet e krimit me politikën. Lidhjet e krimit me politiken jane vepër e një njeriu që quhet Edi Rama.  Ai e solli krimin politik për të fituar zgjedhjet dhe po e mban pushtetin me krimin. Çdo përdorim i rrjeteve si ky qe përmende për të fshehur këtë të vërtetë është e dënueshme. I bëj thirrje cdo kujt të hapë sytë në marrëdhënie me Edi Ramën”.

Ndërsa i pyetur nga gazetari Fevziu se çfarë raportesh ka pasur me Soros, ai është përgjigjur “Zero”.

Shihni videon në të cilën shpaloset gjënjeshtra e Bashës se nuk ka marrë financime nga Soros. (TemA)/ma.me

EKSKLUZIVE: Si kanë përfituar bursa dhe sponsorizime mijëra dollarëshe nga Fonadacioni “Soros”, Basha, Aurela, Jamarbëri, Argita…

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com