Në debatin që po zhvillohet në shoqërinë tonë këto ditët e fundit për komunitetin LGBTI është përfshirë edhe Imami i Shkodrës, Muhamed Syrtari.
Në një fjalim që Imami mbajti në xhaminë që ai drejton në Shkodër tha në mënyrë të prerë se martesën me të njëjtën gjini nuk duhet pranuar për asgjë në botë.
“Po ndjekim me shqetësim të madh dhe vëmendje tendencën për devijimin e familjes, martesën me të njëjtën gjini.
Nuk duhet pranuar për asgjë në botë.
Ata kanë mbështetjen e shejtanit për të ulur vlerat e njerëzimit. Të punojmë për vlerat e besimit dhe tabanit kombëtar.
E kemi për nder të quhemi radikalë nëse ruajmë vlerat e familjes, moralit, harmonisë e më gjerë,” tha imami në xhami.
Në këtë debat është përfshirë sot edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, i vili kritikoi disa politikanëve për deklaratat e tyre diskriminuese ndaj komunitetit LGBTI./a.m.