Marko Gjuriç, njeriu që shkaktoi trazirat e kulmuara në Kosovë me largimin e Listës Serbe nga qeveria, ka marrë lejen për të vizituar vendin, këtë herë në mënyrë të rregullt.
Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe pritet të kalojë kufirin këtë fundjavë për festën e Pashkëve ortodokse.
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vunici u shpreh se kërkesa është aprovuar në frymën e paqes dhe mirëkuptimit me rastin e festës. Por, sesa do ta vlerësojë vet Gjuriç këtë frymë mirëkuptimi, kjo mbetet për t’u parë.
Më herët, ai reagoi ashpër ndaj lajmit se Prishtina nisi përpjekjet e zbatimit të marrëveshjes mbi Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
“Ekzekutivi i atjeshëm kërkon që Asociacioni të mos ketë fuqi, por atë film nuk ka për ta parë”, u shpreh zytari i lartë serb. Institucionet e Kosovës, sipas tij nuk po tregohen të sinqerta mbi afatin e vendosur nga Bashkimi Europian. E pakënaqur shprehet edhe Lista Serbe./a.m.