Xhelozia e tepruar ndonjëherë mund të rezultojë shumë acaruese dhe të sjellë probleme të mëdha për një çift. Shpeshherë shndërrohet në një sëmundje të pashërueshme dhe bën që partneri të mërzitet nga sjellja juaj. Edhe sikur të mos ketë vend për të dyshuar, disa nga shenjat e horoskopit e kanë shumë të theksuar sensin e xhelozisë së çift. Kjo vjen sepse janë të pasigurt e persona të pandreqshëm.
KËTO JANË 5 SHENJAT MË XHELOZE TË HOROSKOPIT
1.Akrepi
Një Akrep është në gjendje të instalojë pajisje përgjuese, të punësojë detektiv privat apo dhe të shndërrohet vetë në një Sherlock Holmes kur bëhet fjalë për kontrollin e partnerit/partneres. Për personat e kësaj shenje xhelozia mund të arrijë deri në atë pikë sa të shndërrohet në një sëmundje të vërtetë që mund të vërë në rrezik të ardhmen e jetës në çift. Edhe pse Akrepi mund të premtojë që kjo ishte hera e fundit dhe nuk ka ndërmend ta përsërisë më, sërish bie në grackën e vetes. Flisni seriozisht me ta dhe shpjegojuni se kjo është një sjellje vetë shkatërruese e cila duhet trajtuar seriozisht.
2.Dashi
Dashi është shenja e dytë më xheloze e horoskopit, sado që partneri përpiqet t’i japë besim dhe siguri ai gjen gjithmonë një motiv për të rrëmuar në gjërat e tij dhe për ta bërë lidhjes mbytëse dhe monotone. Xhelozia është shpeshherë motiv i zënkave tuaja kryesore.
3.Demi
Nuk mund të mungonte në këtë listë as Demi, shenja e cila investon shumë në një marrëdhënie dashurore mirëpo përveç dashurisë, një Dem ofron gjithashtu skena xhelozie. Duke qenë se është një shenjë me imagjinatë të zhvilluar, nuk është aspak habi që të mendojë skenarë nga më të ndryshmit.
4.Peshorja
Në vendin e katërt renditet Peshorja. Në përgjithësi partnerët që i përkasin kësaj shenje nuk kanë besim tek vetja, kjo është edhe arsyeja pse sulmojnë partnerët.
5.Luani
Edhe pse në shumicën e rasteve preferojnë të mos e pranojnë që janë xhelozë, thellë brenda tyre edhe Luani është një xheloz i pandreqshëm që do të bënte gjithçka për të ditur se ç’ndodh në mendjen e partnerit.
ma.me