Teksa ndodhej në Vorë në aksin rrugor të bllokuar, kryetari i PD Lulzm Basha u informua për vendimin e qeverisë për pezullimin e tarifës në Rrugën e Kombit deri në gjetjen e zgjidhjes më të mirë.
Basha tha se kjo ëhstë një tentaivë e Ramës për të fituar kohë, dhe opozita sipas tij nuk tërhiqet nga mosbindja civile deri në heqjen e plotë të tarifës dhe lirimin e protestuesve.
“Edi Rama duhet ta heqë taksën tërësisht dhe për të gjithë sepse kjo është taksë e padrejtë dhe e dyfishtë. E dyta Rama po përpiqet të fitojë kohë, të blejë kohë e pastaj t’i godasë qytetarët pabesisht nga prapa shpine. Ne jemi sot në krahë të qytetarëve që kërkojnë t’i jepet fund një regjimi që ka privatizuar shtetin. Ndaj reagimet e sotme përveçse janë të pabesueshme nuk zgjidhin thelbin e problemit të parë. Taksa duhet të anulohet tërësisht. Shqiptarët paguajnë 200 milionë euro në vit për rrugët. Të arrestuarit duhet të lirohen. Mosbindja civile do të vazhdojë deri në fund”, deklaroi Basha./a.m.