Pas ditëve me diell dhe temperaturave të larta për muajin prill, pritet rikthim i vranësirave. Për ditën e sotme, parashikohet mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Sipas Shërbimit Meteorologjik do të ketë reshje shiu të dobëta dhe lokale, fillimisht në pjesën bregdetare në mesditë, dhe më pas reshjet prekin të gjithë vendin po prapë të dobta dhe lokale.
Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim-Juglindje 1-17 m/sek. Ndërsa deti do të jetë i forcës 5 me lartësi dallge 2.8 metër. Mjegull/mjegullinë nëpër lugina.
Temperaturat parashikohen 7-20 gradë në vendet malore, 10-22 gradë në vendet e ulëta, dhe 11-21 gradë në vendet bregdetare./a.m.