Ajo është martuar prej një viti, por vetëm tashmë ka vendosur që lajmin ta ndaj me të gjithë ndjekësit e saj.
Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare Blerina Braka, e cila ka publikuar në Instagram një fotografi ku tregon unazat e martesës në dorën e saj dhe të të shoqit.
“Dashuri”, ka shkruar Blerina si diçiturë të fotos, ndërkohë që menjëherë kanë vërshuar urimet.
Por një prej komentuesve zbulon se në fakt Blerina është martuar një vit më parë, “Po ti ke një vit moj që je martuar, pse tani do t’ua tregosh fansave tiii e poooshtëëërrr!”
Por këngëtarja ka reaguar me vetëm pak fjalë, “Tani erdhi momenti shpirtiii”.
Kujtojmë se Blerina është në pritje të fëmijës së saj të parë dhe pas pak javësh do të bëhet nënë.
Teksa publikoi klipin e këngës së saj të fundit “Le të tundet vendi”, në sajë të kanotieres transparente, ajo zbuloi barkun e rrumbullakosur.
/a.m.