“The Reds” fitoi me rezultatin e pastër 3-0 në një sfidë që dhuroi mjaft emocione dhe spektakël nga të dyja ekipet që luajnë në “Premier League”.
Liverpool ishte i papërmbajtshëm në pjesën e parë të takimit ku shënoi që të tre golat që i dhanë këtë fitore mëse të merituar përballë një Manchester City që ishte në një ditë shumë të keqe.
Golin e parë për vendasit e shënoi ylli i skuadrës së tyre, Mohamed Salah që në minutën e 12-të të takimit duke konkretizuar në mënyrë perfekte një kundërsulm të nisur prej tij për të mposhtur portierin Ederson.
Dyfishimi i shifrave nuk do të vononte shumë pasi në minutën e 21-të është mesfushori Oksleid-Çambërlein, i cili shënon një gol të mrekullueshëm për Liverpool pas një gjuatje spektakolare nga një distancë e larg duke lënë të shtangur portierin mik.
Megjithatë, gëzimi i tifozerisë së Liverpoolit nuk do të ndalej pasi në minutën e 31-të do të ishte sulmuesi Mane që shënon golin e tretë të takimin për të shpërthyer në festë stafin dhe tifozerinë e tij, ndërsa tek City pësojnë një goditje të rëndë.
Në 45 minutat e dytë ekipi i Manchester Cityt u mundua për të gjetur golin e nderit në këtë takim, por e kishte të pamundur për të shënuar, kjo për meritë dhe të një vendosje perfekte në mbrojtje e vendasve të cilët nuk i lanë aspak hapsira kundërshtarit për të krijuar rastet e tyre.
Gjithçka u mbyll me rezultatin 3-0 për Liverpoolin që është një hap larg kualifikimit duke shkuar i qetë në ndeshjen e kthimit që do të luhet në fushën e Manchester Cityt.
Një fitore të rëndësishme mori në ndeshjen e parë dhe Barcelona përballë Romës në sfidën e zhvilluar në “Camp Nou”.
Katalanasit hedhin gjithashtu një hap të rëndësishëm për të kaluar në fazën tjetër pasi triumfuan me shifrat 4-1 përballë Italianëve.
Dy autogola të Romës me De Rossin dhe Manolas një gol i shënuar nga Pike dhe Suarez ishin lojtarët që shënuan në favor të Barçës, ndërsa për verdhekuqtë golin e vetëm e shënoi sulmuesi Edin Dzeko.
Me këtë fitore Barcelona është shumë favorite për të shkuar në gjysmëfinale edhe pse ndeshja e kthimit do të luhet në “Olimpiko”.