Në një intervistë për “Vizion +” kryeministri i Kosovës dënon edhe aktet e dhunës në “Rrugën e Kombit”, ndërsa apeli i tij është për vetëpërmbajtje.
“Me ka ardhur keq nga skenat qe kam pa, duhet me pas kujdes, ju bej thirrje te përmbahen, duhet te kemi kujdes ne veprimet tona, është e dhimbshme kur shkaktojmë aq shumë dëm me qëllimin për të rregulluar diçka tjetër”.
“Pa taksë është e pamundur, duhet me u vendos për tunelin, rrugën, kosto e ndërtimit. Ndodh në gjithë botën” ka nenvizuar Haradinaj teksa ka komentuar situatën e fundit pas protestës së javës së kaluar në Kalimash ku u dogjën sportelet e firmës koncesionare. Nga ana tjetër Haradinaj ngre shqetësimin se qeveria shqiptare nuk ka biseduar me Prishtinën për këtë çështje.
“Kjo teme nuk është diskutuar në mbledhjet e kaluara mes qeverive, jemi te interesuar që ta diskutojmë, pa taksë është e pamundur, duhet me u vendos per tunelin, rrugën, kosto e ndërtimit. Ndodh ne gjithe boten. Ndoshta tek kalkulimi dhe komunikimi është pak problem. Ne ne te kaluarën kemi qene shume solidare, kemi dhënë për çështje të ndryshme. Është dash me ju thënë kosovarëve që nga parja juaj qe jepni per kete takse per ate takse do te përmbyllet ajo rruge, janë pjese te tera qe kane mbet pa përfunduar. Njëkohësisht e zgjatin kohen. Është mirë një komunikim më i mirë”.
ma.me