Në Gjykatën e Tiranës jepen sot masat për të ndaluarit pas protestës së dhunshme në Kalimash.
Policia ka blinduar gjykatën duke marrë masa ekstreme sigurie.
Kjo pasi opozita por edhe qytetarë nga Kukësi kanë paralajmëruar protestë në dyert e gjykatës.
Rreth 1 mijë punonjës policie kanë siguruar perimetrin përreth gjykatës.
Gjithçka mbikqyret nga zv.drejtori i Policisë Gjovalin Loka./a.m.