Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvillon sot seancën dëgjimore me gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha në kuadër të procesit të Vettingut.
Gjyqtarja do të pyetet lidhur me pasurinë e deklaruar prej saj si dhe disa vendime që ka dhënë në të shkuarën.
Nuk dihet nëse për Tushën janë konstatuar të ardhura apo prona të dyshimta nga KPK.
Para disa ditësh KPK vendosi shkakrimin e gjyqtarit të Kushtetueses Fatos Lulo i cili nuk justifikonte me burime të ligjshme një pasuri prej 500 mijë dolarësh./a.m.