Një hapësirë e re urbane e turistike ndërtuar lart mbi Lungomare, i shtohet qytetit të Vlorës. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Edi Rama sjell pamje spektakolare nga kjo hapësirë e konceptuar si ballkoni i Vlorës.
Postimi:
Pamje spektakolare nga Ballkoni i Vlorës, hapësira më e re urbane e turistike ndërtuar lart mbi Lungomare, ju uroj një ditë të mbarë.
Projekti i Lungomares është cilësuar si më i rëndësishmi në funksion të turizmit në qytetin bregdetar të Vlorës.