Gjatë mëngjesit të sotëm, rreth orës 09:40 policia ka bërë të mundur arrestimin e Fatmir Cenaj, 58 vjeç, banues në fshatin Rehovë, Poliçan.
Pas një konflikti për pronësinë 58-vjeçari ka qëlluar më armë zjarri ish-kryetarin e fshatit, shtetasin me iniciale J.B, banues në Rehovë, Poliçan.
Menjëherë shërbimet e policisë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta bënë kapjen dhe arrestimin në kohë rekord të autorit i cili ishte fshehur në kodrat e fshatit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma tip automatik model 56.
Shtetasi i plagosur u transportua me helikopter për në Spitalin Ushtarak Tiranë, për ndihmë mjeksore më të specializuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
a.ç