Ashtu siç paralajmëroi edhe kryeministri Rama, kontrata me koncesionarin parashikon lehtësira për frekuentuesit e shpeshtë të Rrugës së Kombit.
Ata që do të përfitojnë janë banorët e qarkut Kukës. Ka qenë ministri Damian Gjiknuri i cili shpjegoi skemën e lehtësirave. Ai tha se do të aplikohen abone të posaçme, për frekuentuesit e shpeshtë të rrugës, shkruan javanews
“Parimi nuk ekziston. Nuk njihen tarifat lokale dhe tarifat e distancuara. Megjithatë është marrë përsipër masa lehtësuese për frekuentuesit e shpeshtë. Përdoruesi i shpeshtë do u bëhej abone me kosto më të ulët.
Kemi nisur diskutimet për të gjetur një zgjidhje për një periudhë shumë të afërt që kjo do të jetë mundësia e mundshme.
Përcaktimi i tarifës do të bëhet në mënyrë të përbashkët me koncesionarin. Pastaj ai që administron rrugën do të ketë procesin e lëshimit të abonesë”, deklaroi Gjiknuri.
Damian Gjiknuri tha se çdo aks rrugor ka një kosto mirëmbajtje dhe kjo nuk mund të shmanget dot.
“Përdorimi i tarifës rrugore aplikohet në çdo vend të botës, nuk është shpikje e qeverisë Rama. O do të rrisim taskën dhe të gjithë qytetarët do të mbulojmë gropën e asaj rruge ose përdoruesit do të paguajnë për mirëmbajtjen. Tarifa e qarkullimit nuk mjafton për mirëmbajtjen e të gjitha akseve rrugore.”
Një përgjigje për qytetarët që thonë ne paguajmë taksat Gjiknuri tha: “Nuk dalin lekët për gjithçka.”
Para konferencës së ministrit, Rama shkruante në facebook.
ERTV Live”Siç parashikohet në kontratë, çdo banor i zonës së Kukësit, si përdoruesit i shpeshtë i Rrugës së Kombit, do të mund të përfitojë nga sistemi i aboneve dhe njëkohësisht të kontribuojë për mirëmbajtjen e rrugës dimër-verë, si edhe investimet mbrojtëse e plotësuese të saj”
javanews.al/a.ç