Një arratisje që ndoshta mund të klasifikohet si ato të filmave te Hollivudit ka ndodhur në një burg të kryqytetit të Kolumbisë, Bogota.
Dy të burgosur ia mbathën, pasi dehën gardianin.
Të burgosurit i thanë rojes të dehur se do të shkonin të blinin më shumë pije alkoolike, ndërsa ky i fundit u hapi derën e burgut.
Dy të arratisurit u identifikuan si Jhon Gutiérrez Rincón, një rebel i FARC-ut i dënuar me 40 vite burg, dhe Olmedo Vargas, në pritje të gjyqit për vjedhje.
Policia tha se pas mungesës në apel të të dy të burgosurve nisën hetimet dhe zbuluan se në qelinë e tyre nuk kishte asnjë shenjë thyerjeje.
Të gjitha dyshimet lidhen me gardianin e burgut, pasi ky i fundit refuzoi testin e alkoolit./a.m.