Dy shqiptarë së bashku me partneret e tyre rumune janë vënë në pranga nga policia italiane, pasi u është gjetur drogë. Sipas mediave italiane mësohet se policia ka gjetur në periferi të Cesano Maderno, në banesën e tyre 40 kilogramë marijuanë, 10 gram kokainë, 7 telefona celularë, me shumë se 9 mijë euro Cash si dhe një pistoletë.
Mësohet se shqiptarët e moshës 31 dhe 40 vjeç, identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur janë më precedentë penalë të mëparshëm. Dy shqiptarët janë arrestuar së bashku më partneret e tyre rumune të moshës 29 vjeç, të cilët jetonin në të njëjtën banesë.
Dy shqiptarët janë transferuar në burgun e Monzas, ndërsa rumunet në atë të San Vittore në Milano.
a.ç