Kryeministri Edi Rama përmes një video të postuar në facebook, ka shkruar për Shkollën Industriale të Vlorës. Sipas Ramës, kjo shkollë është shembulli i punësimit real, përmes zbatimit të reformës së Arsimit Profesional.
“ERTV Live😊: Rilindja entuziazmuese e Shkollës Industriale të Vlorës, një shembull konkret i transformimit që po ndodh në rrugën e punësimit real, përmes zbatimit të reformës së Arsimit Profesional👌👍 Rruga është ende e gjatë, sepse hendeku i shumë viteve pa arsim profesional, kërkon kohë, mundim e durim për t’u kapërcyer, por është e qartë, e drejtë dhe e sigurt në funksion të Shqipërisë që Duam🇦🇱🇪🇺””,-shkruan Rama në facebook. /ma.me