Policia Kantonale e Lucernit ka publikuar sot një njoftim për zhdukjen e shqiptares Naime Moni nga Ebikon-i i Luzernit. Ajo ka braktisur banesën në Alfred Schindlerstrasse të shtunën (dje) rreth orës 17:00.
Konsiderohet se vuan nga probleme shëndetësore, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton albinfo.ch. Naimja është e gjatë 164 centimetra dhe ka trup të hollë. Ajo ka flokë të verdha, të gjata dhe kaçurrela, ndërsa aktualisht mund t`i ketë të lidhura mbrapa.
Gruaja që konsiderohet e humbur ka të veshura veshje sportive ( “trenerka” ose “tuta”) ngjyrë hiri, një xhaketë (jakne) me kapuç të zi dhe ballto të zezë ndërsa të mbathura ka pantofla të zeza.
Kushdo që e ka parë Naime Monin rrugës ose ka informacione lidhur me vendndodhjen e saj, lutet të paraqitet në Policinë e Lucernit, në numrin: 041 248 81 17 ose në stacionin më të afërm policor./a.m.