Unai Emery ka hedhur poshtë spekulimet se ai këtë verë do të shkarkohet nga pozita e trajnerit, duke thënë do të vazhdojë të kryejë detyrën e trajnerit te Paris Saint-Germaini.
Trajneri përflitet se do të largohet nga klubi francez në fund të sezonit dhe emrat për pasuesin e tij janë të shumtë, transmeton KP.
Gjithsesi duket se 45-vjeçari nuk është i shqetësuar për këto lajme. Në një intervistë për media, spanjolli tha se kërkon të jetojë vetëm të tashmen dhe nuk mendon për të ardhmen.
PSG në Francë nuk ka rival, por në garat evropiane skuadra ka dështuar të përmbushë objektivat pavarësisht shpenzimeve marramendëse të drejtuesve dhe të gjithë si fajtor për këtë e shohin trajnerin Emery, përgatiti Koha. (b.an)