Sali Berisha duket se ka gjetur zgjidhjen për rrëzimin e qeverisë “Rama” dhe emërimin e kryedemokratit Lulzim Basha në krye të kabinetit qeveritar. Ish-kryeministri, siguron se Edi Rama do të ndëshkohet nga zoti. Duke ju referuar shkrimeve të shenjta, Berisha argumenton se shefi i qeverisë e shnderroi natën e Pashkës në natë terrori dhe se për këtë do të duhet të përballet me zemërimin e perëndive. Sipas Berishës, protestuesit që shkatërruan pikën e kalimit në Rrugën e Kombit, duhet që të mos ndëshkohen.
Postimi i plotë
Edvin Kristaq Rama, qe shnderroi naten e Pashkes ne nate terrori, do te kete ndeshkimin e Zotit!
Lexoni mallkimin e nanes dixhitale! sb
“Doktor jam nje nane nga qyteti i Kukesit ,mbrame naten e Pashkes pas mesnate Kuksi ka perjetuar njeren prej neteve te terrorit stalinist me te eger me te zi qe nga vitet 50 te shekullut qe shkoje,
Pes police me kapuçe te zi ne koke te rrasur thelle me kane marre dy nipat duke share dhe bertitur sikur te ishin shtaze dhe jo njerze se keni gjuajtur policine me gure,
njani nga nipat e mije nuk kishte qene as ne proteste nuk di çka te theme per tmerrine qe kemi pa mbreme ne ora3 te mengjesit vetem qe Edi Rama dhe ata qe ne e bane naten e Pashkes,nate te zeze terrori paçin mallkimin e zotit!”