Një ngatërresë e pafalshme ka ndodhur ditën e djeshme për politikanin kosovar Rexhep Gërbeshi. Miq e të afërm të tij janë traumatizuar pas njoftimit fals se ai ka ndërruar jetë. Fotot e tij me ngushëllime dhe dhimbje “për mikun dhe ish-kandidatin i AAK-së për Asamblenë e Prishtinës” kanë mbushur Facebook-un.
Ka qënë vetë Gërbëshi i cili mes ngushëllimeve ka dalë zot situatës dhe ka deklaruar se është gjallë e mirë.
“Familjarë, miq, shokë, dashamirë. Ju njoftoj se një postim në Fb nga një koleg, gabimisht, postimi është i gabuar. Ju përshëndes, sinqerisht i juaji RexhepGerbeshi.”- shkruajti ai në Facebook duke sqaruar njëherë e mirë situatën. /albeu.com/