Bayerni i Munihut nuk di të ndalet.
Bavarezët mposhtën thellë 5-0 Borussia Dortmund, me takimin që u vendos që në 45 minutat e para. Vetëm pesë minuta i kanë mjaftuar Bayernin, me Robert Leëandoëski që zhbllokoj shifrat me një goditje nga brënda zonës.
Polaku mori një asist nga Thomas Muller dhe në limitet e pozicionit jashtë loje doli i vetëm përballë Burki duke e mposhtur me një të djathtë të hidhur. Nëntë minuta më vonë, mbrojtësi Alaba thirri në apel Rodriguez që nuk gaboj nga 5 metra larg portës për të tundur rrjetën.
Pak minuta më pas ishte mesfushori kolumbian ai që mori epitetin e njeriut-asist, që shërbej brënda zonës Muller, me 26 vjeçarin që nuk u mendua dy herë për ta depozituar sferën në rrjetë.
Me verdhezijtë që nuk kishin forcën për të reaguar, të besuarit e Jupp Heynckess realizuan dhe dy herë të tjera me Leëandoëski dhe Ribery, që plotësuan “manitën”. Goli në minutën e 87-të vulosi shifrat në 6-0, ndërsa Leëandoëski realizoj golin e tretë në këtë takim.
a.ç