Në Rrugën e Kombit sot u mbajt një protestë që degjeneroi në akte dhune ndaj policisë. Protestuesit shkatërruar sportelet e kompanisë konçesionare.
Por, teksa kishte nisur protesta kryministri Edi Rama nga Vlora lajmëroi se do të kemi një tjetër rrugë me pagesë.
Rama tha se së shpejti mund të nisë një projekt i ri për rrugën Kashar-Rrogozhinë-Vlorë.
“Kemi shpresoj edhe mundësinë për të filluar me projektin Kashar-Rrogozhinë -Vlorë, në mënyrë që lidhja të bëhet direkte dhe aty do të synojmë një tjetër skemë. Pra kemi skemat e PPP, këtu do të kemi skemën e buxhetit dhe aty do të kemi skemën e pagesës. Pra, me një rrugë me pagesë që t’i mund të vish nga Tirana në Vlorë për gjysmën e kohës qe vjen sot. Kush do të paguajë, paguan, kush s’do të paguajë kalon vazhdon jetën siç bën sot. Kjo është rruga. Këto janë kantieret, ka shumë profesione qe duhen”, tha Rama./a.m.