Qytetarë të shumtë nga Kukësi por edhe Kosova janë grumbulluar në një pikë në Rrugën e Kombit ku protestojnë kundër vendosjes së tarifës.
Protesta e nisur në orën 11:00 në afërsi të sporteleve ku paguhet tarifa për të kaluar në Rrugën e Kombit ka degraduar në akte dhune dhe përplasje mes policisë e protestuesve.
Në drejtim të forcave të rendit janë hedhur gurë nga protestuesit ndërkohë policia ka përdorur shkopat e gomës për neutralizimin e personave të dhunshëm.
Në protestë mësohet se janë plagosur lehtë tre persona nga radhët e tubuesve gjatë përleshjeve me policinë.
Të shumtë në numër protestuesit kanë çarë kordonin e policisë pas disa minutash përleshje dhe kanë shkatërruar sportelet ku kryhet pagesa. Sporteleve më pas pu është vënë zjarri dhe raportohet se janë shkatërruar totalisht.
Policisë i dolil situata nga kontrolli dhe u detyrua të tërhiqet për të shmangur ndonjë tragjedi.
Situata për disa momente ka dalë jashtë kontrollit. Organizatorët kanë marrë leje dy orë për të zhvilluar protestën, por deklarojnë se nuk do të largohen nga rruga derisa të anulohet vendimi për të paguar taksën.
Dhuna e protestuesve, Rama: Do marrin përgjigjen e merituar nga ligji!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akteve të dhunës në Rrugën e Kombit. Ai ka paralajmëruar se ata që dhunuan fporcat e rendit dhe shkatërruar pronën publike do marrin përjgigjen e merituar nga ligji.
“Dhuna barbare mbi pronën e përbashkët dhe reagimi i dhunshëm ndaj forcave të rendit në Kukës, do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit ndaj kujtdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë! Ta harrojnë dhunuesit e frymëzuesit e tyre se i’a dalin dot mbi ligjin!”, shkruan Rama në facebook.
Lidhur me prtoestën reagoi edhe kreu i PD Lulzim Basha në një dalje në selinë blu. Ai i bëri thirrje kryeminsitt të tëriqet nga tarfia dhe paralajmëroi se ky ëhstë vetëm fillimi i reagimit qytetar sipas Bashës.
“Ky është reagimi për grabitjen e dyfishtë që Rama u bën qytetarëve. Kjo tarfië është gjobë ndaj popullit për korruspionin e Edi Ramës, është një takim i dysfishtë pasi Rama u merr qytetarëve 200 mln euro për mirëmbajtjen e rrugës. Por nuk u mjaftua me kaq, vendosi një prej tarifave më të larta në Evropë, e vendosi me dhunën e kartonave në parlament, me dhunën e policisë dhe gjithë shtetit. Grabit qytetarët për të mbushur xhepat e tij.
Tarifa është ndëshkim për zonat më të varfra që ka vuajtur shpërfilljen. Ky është popull që Rama përçmon, ky është populli të cilin u tall e tha se nuk ngrihet dot. Ky është vetëm fillimi, sepse nga nesër një grabtije e madhe do t’i bëhet popullit me rritjen e taksës së pronës dhe TVSH-në e biznesit. Një qeveri anti-kombëtare nuk e mposht dot popullin. Në emër të opozitës i këorj Edi Ramës të pezullojë tarifën për Rrugën e Kombit. I bëj thirrje të tërheqë menjëherë policinë, të dnaloë dhunën barbare mbi protestuesit”, dekalroi Basha.
Kryemadhi: Po të jetë aq trim Ram le të shkojë ta mbrojë atë taksë
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka reaguar pas protestës së dhunshme në Rrugën e Kombit. Përmes një statusi në facebook, Kryemadhi shkruan se qytetarët e Kukësit treguan se fatet e kombit nuk mund të jenë pejsë e lojrave të kryeministrit.
“Sot qytetarët e Kukësit dëshmuan qartas se fatet e një kombi nuk mund të jenë kurrsesi pjesë e lojërave perverse të një kryeministri të papërgjegjshëm. Revolta e tyre në Kukës është shenjë e qartë e fillimit të fundit për një qeveri që ka humbur besimin dhe mbështetjen, që po rrënon çdo ditë familjet shqiptare dhe që ndoshta sot mund të kuptojë që revolta ka qenë dhe mbetet fundi i çdo regjimi që sundon me dorën e krimit dhe korrupsionit”, shkruan Kryemadhi.
Ajo reagoi sërish në një lidhje direkte në News 24 ku sfidoi hapur Ramën. “Po të jetë aq trim le të shkojë ta mbrojë atë taksë, është taksa e Edi Ramës. Unë nuk jam në protestë, që të mos politizohet, por nëse ata do të duan, unë jam gati t’ju bashkohem”, deklaroi ajo.
Berisha: Ky është vetëm fillimi, Rama udhëhiqet nga urrejtja
“I bëj thirrje qytetarëvë të Kukësit, Hasit, të hedhin në një anë zgjedhën e taksave, që një njeri pa shpirt, i cili ka konsideratat më të ulëta për njerëzit e thjeshtë si tregoi rastin e fundit në parlament, i lejon vetes të përdorë cdo masë represive ndaj qytetarëve”.
Kështu tha ish kryeministri Sali Berisha në një lidhje telefonike me News24.
“Rruga e Kombit është Rruga e Kombit dhe s’është as e Ramës as e klikës në pushtet. Ajo ka një mision të madh bashkimin e një kombi. “Placka” Rama është një akt i mirëfilltë antikombëtar me të cilën qytetarët s’duhet të pajtohen kurrë. Rama udhëhiqet nga urrejtje kombëtare, i bëj thirrje të ndërpresë dhunën policore dhe të dijë mirë se ky është vetëm fillimi”. Ai ka paralajmëruar se protesta e Kalimiashit mund të zhvendoset në Tiranë.
/a.m.
/a.m.