Një seri vjedhjesh në qytetin e Vlorës tashmë kanë autor, por dy prej tyre nuk mund të ndiqen penalisht për shkak të moshës.
Policia e Vlorës bën të ditur se bëhet fjalë për Xh.H., 15 vjeç, M.L., 12 vjeç, dhe I.T., 12 vjeç, banues në Vlorë.
Më 28 mars, në lagjen “Pavarsia, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje një pastiçeri në pronësi të shtetasit A.A.
Gjithashtu sëbashku rezultojnë të jenë autor të një seri vjedhjesh të ndodhura në qytetin e Vlorës, konkretisht:
Më datë 28.03.2018, në lagjen “Pavarësia”, gjatë orëve të natës kanë vjedhur dyqanin e shtetasit E.D..
Më datë 22.07.2017, në lagjen “Pavarësia”, kanë vjedhur portofolin me një shumë lekësh të shtetasit S.E..
Më datë 02.08.2017, në lagjen “Pavarësia”, kanë vjehdur një shumë lekësh në automjetin e shtetasit B.J..
Më datë 30.09.2017, në lagjen “1 Maji”, kanë vjedhur disa çelsa e pajisje në automjetin Rulotë të shtetasit E.A..
Më datë 02.10.2017, në lagjen “Lef Sallata”, kanë vjedhur në magazinën e shtetasit F.D..
Më datë 30.11.2017, në lagjen “Pavarësia”, kanë vjedhur në dyqanin “Kioskë” të shtetases F.L..
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”./a.m.