Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar sërish lidhur me vendosjen e tarifës për Rrugën e Kombit. Në një deklaratë nga selia e LSI, kryetarii i Grupit Petrit Vasili i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës të mos i bashkohet më mbledhjeve të përbashkëta të qeverive, që i quan show.
Ai madje pyet qeverinë e Kosovës se çfarë kanë diskutuar në mbledhjet e përbashkëta, kur arrijmë në këtë situatë.
“Rruga nuk ka përfunduar ende. Koncensinarët nuk kanë ndërtuar rrugën, por kanë marrë rrugën. Ndryshe nga koncensionarët kudo në botë, që mbledhin të ardhurat për të rikuperuar atë që kanë investuar, kjo rrugë është bërë nga taksat. Shqiptarët vazhdojnë të shlyejnë ende 300 euro kredi. Një çmim shumë i rëndë. Kam kënaqësinë ta them se është 7-fishuar bilanci tregtar. Është qesharake të mendojmë, që mbas komunikimeve spektakolare konstatojmë një masë që kontestohet me shumë të drejtë, siç ka folur qeveria kosovar, madje dhe presidenti Thaçi. Vendim që ka shkaktuar reagim në Kosovë. Por pyes se çfarë kanë diskutuar në mbledhjet e përbashkëta. Do i bëja thirrje miqësore kolegëve të Kosovës, që mos t’i bashkohen më këtij shoë (Mbledhjeve të përbashkëta). Kjo taksë nuk duhet të fillojë aplikimin. Duhet të bëhet një analizë e re, e thelluar. Duhet të ketë një qasje të integruar për këtë çështje midis qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë”, tha Vasili./a.m.