Një person nga Fieri rezulton i zhdukur prej datës 21 Mars, vetëm pak ditë pasi kishte ardhur nga Greqia.
Personi i zhdukur është 54-vjeçari Nazmi Goxhaj. Familjarët e tij dyshojnë se atë e ka marrë rrjedha e lumit Seman. Djali i të humburit, Ergysi, ka bërë apel për ndihmë për të gjetur trupin e tij, teksa shton se mëngjesin e 22 marsit ai ka parë një person që kërkonte ndihmë, teksa e ka marrë rrjedha e lumit.
Ai tha se është njoftuar policia dhe vijojnë kërkimet, por nuk është gjetur ende trupi i këtij shtetasi.
“Vetëm kokën i kam parë, kërkonte ndihmë në orën 06:30 të mëngjesit, datë 22 mars. Ne besojmë se ishte ai, po kërkojmë, jemi vetëm, na ndihmoni. Dua vetëm trupin e babait tim, asgjë tjetër. Ai nuk ka ngacmuar askënd. Unë për të jap jetën time, nuk hidhej ai nga ura të vriste veten, se ishte mirë, me shtëpi, me toka në Greqi. Unë isha në Holandë me punë, vëllai i vogël punon në spital në Greqi”, tha djali i personit të zhdukur./a.m.