Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka paralajmëruar vizitë së shpejti në Kosovë. Lajmin e ka publikuar e përditshmja e Beogradit “Danas”, duke u mbështetur në burime në Qeverinë e Serbisë.
Sipas kësaj gazete, burimi nuk ka dashur të saktësojë datën kur do të ndodhë vizita e Gjuriçit në Kosovë. Megjithatë thuhet se ajo mund të bëhet para datës 20 prill, që përputhet me datën kur serbët e Kosovës kanë paralajmëruar themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
Më 26 mars Marko Gjuriç kishte hyrë ilegalisht në Kosovë, ndërsa u arrestua në Mitrovicë dhe u dëbua forcërisht nga Kosova po atë ditë./a.m.