Manuel Neuer ka lënë pas dëmtimin teksa është rikthyer të stërvitet me skuadrën bavareze.
Siç raporton “The Sun” ai përdori një terapi të veçantë për t’u rikuperuar nga dëmtimi i pësuar në shtator të vitit të kaluar, nga ku kishte thyerje të këmbës së djathtë.Lajmi që Neuer u rikthye në gjendje të mirë shëndetësore vendosi në lëvizje autoritetet anti-doping, por që nuk gjetën ndonjë mostër të substancave të ndaluara.
Duke shpjeguar terapinë e tij, Neuer tha: “Kjo nuk ishte një terapi vetëm gjak, por në të vërtetë një kurë qelizë burimore, e cila është marrë nga palca e eshtrave në kreshtën iliacale dhe më pas forcon kockën.
Ishte një lloj terapie që i jep kockave një shtytje shtesë, sepse kur e thyejnë kockën tri herë, ajo bëhet paksa e ngadaltë dhe e lodhur”, u shpreh Neuer.
Rikthimi i Neuer ka vendosur në presion portierin e Barcelonës, Marc Ter Stegen që do të humbasë vendin e titullarit te Kombëtarja Gjermane, përgatiti Express. (b.an)