Vendimi i marrë në datën 21 mars për dënimin 10 vjeçar nga kompeticionet e UEFA-s për klubin e Skënderbeut, u bë publik vetëm ditën e sotme, 8 ditë më vonë.
Gjithashtu, dënimit i shtohen edhe 1 milion euro gjobë për korçarët. Por, kush janë gjyqtarët që dhanë vendimin për klubin bardhekuq?
Partl Thomas nga Austria dhe dy zëvendësit e tij, Berzi Sandor nga Hungaria dhe Hansen Jim Stjerne nga Danimarka janë emrat e tre gjyqtarëve që me vendimin e tyre “shkatërrojnë” klubin e Skënderbeut.
Partl Thomas
Hansen Jim Stjerne
Berzi Sandor