Federata greke e futbolli ka marrë vendimin për ngjarjet që ndodhën në ndeshjen midis POAK-ut dhe AEK-ut. Federata ka skualifikuar me tre vite presidentin e PAOK-ut, Ivan Savidhis, i cili tronditi opinionin sportiv duke hyre në fushë i armatosur.
Por jo vetëm presidenti, pasi edhe ekipi nuk ka shpëtuar pa u lagur nga kjo ngjarje. Ekipi nga Selaniku humbi ndeshjen 3-0 në tavolinë, mori tre pikë penalizim dhe dy të tjera që do t’i hiqen sezonin e ardhshëm.
Përveç këtyre mori një gjobë pre 63 mijë eurosh dhe do t’i luajnë tre ndeshjet e radhës pa tifozë. Një goditje e rëndë kjo për PAOK-un që deri para pak javësh kryesonte kampionatin grek, ndërsa tani kryesimin e merr AEK-u, me 5 pikë më shumë se Olimpiakosi.
ma.me