Mediat kanë publikuar fotot e trenit të blinduar me të cilin udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un udhëtoi për të shkuar në Kinë.
Treni me ngjyrë të gjelbër dhe të verdhë, që arriti në Pekin ditën e hënë, është i njëjti që përdori babai i liderit koreano-verior, Kim Jong-il, në maj të vitit 2000, për vizitën po në Pekin.
Ndryshe nga ngjyra e errët në pjesën e jashtme, sediljet në brendësi të trenit janë rozë.
Sipas shtypit të Koresë së Jugut, ky tren ka 90 vagonë të blinduar dhe shoqërohet nga dy trena të tjerë që shërbejnë si “truproje”.
Duke qenë se është shumë i rëndë, ky mjet lëviz ngadalë, duke mos i kaluar 60 km/h.
Por, brenda është shumë luksoz dhe ka teknologji të lartë.Gjithashtu, sipas një zyrtari rus që ka udhëtuar me këtë tren në vitin 2001, ka arka me verë Bordeaux dhe Beaujolais, që kanë ardhur me porosi nga Franca.
Për të ngrënë, karavidhet vijnë të gjalla në trenin që është në udhëtim e sipër./a.m.