Shpresat e Kosovës kanë arritur të ndalin Gjermaninë në një barazim pa gola, i cili i ka shërbyer për të mbajtur vendin e dytë në grup.
Edhe pse ndeshje është dominuar nga 21-vjeçarët gjermanë, në fund rezultati ishte i barabartë dhe dy skuadrat ndanë nga një pikë.
Pas 8 ndeshjeve të luajtura në këto kualifikuese, Shpresat e Kosovës mbajnë vendin e dytë me 11 pikë, por me një ndeshje më shumë se rivalët, ndërsa Gjermania udhëheq grupin me 16 pikë. Top Channel