Sakaq, ai zbuloi se ishte kjo patrullë e cila disa javë më parë gjatë një ndjekje ndaloi dhe arrestoi grabitësit e një pike këmbimi valutor në Fier ku mbeti i vrarë një person.
“Ishte po kjo patrullë që u angazhua në një ndjekje me shpejrësi të lartë sa arrestoi grabitësit e armatosur që i mori jetën një qytetari. Janë të tillë heronj, heronj të përditshmërisë së punës së policisë së shteti që nuk i njohim se nuk shfaqen nëpër ekrane apo gazeta, që cdo ditë , dhe cdo natë, zhvillojnë një betejë të pabarabartë, se është krimi që vendos vendin, kohën dhe mënyrën e përballjës, është gatishmëria dhe aftësia e mbështetur nga kurajo dhe ndershmëria që përcakton fatin e betejës së pabarabartë”.
Xhafaj: Fieri të bëhet mësim për këdo që mendon të ngrejë dorë mbi policinë
Ndersa Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nga ana e tij ka shprehur mirënjohje për punonjësit e Policisë së Shtetit që mes plumbave mbrojtën të moshuarit në Fier që tentuan të grabisin një familje.
“Më lejoni të shfaq vlerësimin maksimal për ndërhyrjen e menjëhershme të policisë që ishte duke vigjiluar dhë ndërhynë në një orar krejt të pazakontë.
Kjo të bëhet mësim për këdo që mendon të ngrejë dorë mbi punonjësit e policisë së shtetit.
Çdo kriminel që e përfytyron këtë pa disikuim do duhet të përballet në zbatim të ligjit me reagimin flakë për flakë.
Koha kur kriminelët conin dorë mbi policët dhe nuk u hynte gjëmbë në këmbë ka përfunduar. Duam polici të ndershme, të aftë të mbrojë dhe veten kur kërcënohet nga krimi.
Patrulla u përball me një zjarr të dendur nga disa kriminelë të papërgjegjshëm.
Policia ka zbardhur të gjitha ngjarjet e fundit kriminale por edhe ka kapur autorët, kjo tregon se policia është shkëputur nga krimi”, tha Xhafaj.
Xhafaj ka theksuar edhe rëndësinë e nisjes së zbatimit të reformës në drejtësi.
“Përtej dyshimit të mosbesuesve për fatin e keq të atyre që u përpoqën ta bllokonin, reforma në drejtësi po fillon të funksionojë. Garantojmë se policia do jetë në vijën e parë të frontit si e parashikon ligji dhe së bashku me prokurornë dhe agjencitë e reja ligjzbatuese do godasë me forcën e ligjit paligjshmërinë”.