Zbulohen emrat e diplomatëve rusë që do të dëbohen nga Shqipëria. ‘BalkanWeb’ mëson se ata janë Vladislav Filipov, atashe ushtarak, si dhe Alexey Nikolaevich Balashov, sekretar i parë i Ambasadës.
Vendimi për largimin e dy diplomatëve rusë u mor nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme. Siç u njoftua edhe më herët nga MPJ, dy 2 diplomatët rusë u shpallën ‘non grata’ në Shqipëri.
ma.me