Një baba i cili tentoi të shiste vajzën e tij 4 vjeçare për seks është dënuar me 60 vite burg.
Andrew Turley nga Harris County, Teksas u dënua për trafikimin e vajzës së tij dhe ushtrimin e prostituticionit me detyrim nën moshën 18 vjeç.
Turley raportohet të ketë publikuar një reklame të në Craigslist në vitin 2015 me titullin “Play with Daddie’s Little Girl”.
Duke shkëmbyer mesazhe nëpërmjet postës elektornike me policë të infiltruar, 30 vjeçari ofroi vajzën e tij për seks.
Ai u shkruajti se kishte një vajzë më të vogël se 10 vjeç dhe se kërkonte 1000 dollarë për dy orë për këdo që dëshironte të kryente marrëdhënie seksuale me vogëlushen.
Gjithashtu kishte thënë se vajza ishte shumë e re për të kryer marrëdhënie, por që çdo gjë tjetër ishte në rregull.
Turley u kap mat nga policia kur pasi mori paratë dërgoi një burrë në një dhomë gjumi ku vajza e tij qëndronte e shtrirë nën ndikimin e një substance të panjohur.
a.ç