Pas Flaka Loxhës e Erza Muminoviqit që dje u stolisën me medalje të argjendtë në Kupën Evropiane për juniorë në Sarajevë xhudistët kosovarë sot kanë rrëmbyer edhe dy medalje të tjera në këtë garë. Shpat Zeka ka rrëmbyer të artën në kategorinë 100 kilogramë, e Laura Fazliu mori të bronztën në kategorinë deri 63 kilogramë, raporton Koha.net.
Zeka në garë për të artën e mposhti polakun Iëo Baranieëski, përderisa Fazliu në luftë për medalje të bronztë e mposhti xhudisten nga Mali i Zi, Mirjana Milic. Këtij suksesi i është gëzuar Driton Kuka, i cili përmes një postimi në Facebook ka uruar xhudistët që e bëjnë popullin krenar me këto suksese.
“Kupa Evropiane për junior në Sarajevë si kurrë më parë. Kosova me gjah të plotë, plot katër medalje me katër garues nga Bosnja për shtetin tonë. Familjet e juaja, klubin e juaj, mbarë kombin shqiptar po e bëni krenarë e më së shumti mua që po ma shpaguani çdo sekondë të punës me ju. Bravo Shpat, Flaka, Erza e Laura, e bravo e madhe për asistent Tosin”, ka shkruar Kuka.