Ish-udhëheqësi i Katalonjës, Carles Puigdemont, është arrestuar në Gjermani, raporton BBC, shkruan javanews
Sipas avokatit të tij Alonso-Cuevillas, ai u ndal pas kalimit të kufirit nga Danimarka, në rrugën për në Belgjikë.
Puigdemontin kërkohet në Spanjë për akuzat e rebelimit, kryengritjes dhe shpërdorimit të fondeve publike.
Drejtësia në Madrid thotë se referendumi për pavarësi i Komunitetit Autonom të Katalonjës shkeli kushtetutën, raporton BBC
Një urdhër arresti evropian u riaktivizua kohët e fundit kundër tij.
Tensionet në Katalonjë janë shumë të larta dhe udhëheqësit e saj separatistë kanë braktisur planet për të emëruar një president të ri, përfundon javanews
javanews.al/a.ç