Krahas angazhimit pa ndërprerje të efektivëve të FA-së, edhe ekipet mjekësore janë në gatishmëri gjatë 24 orëve për tu ardhur në ndihmë banorëve të Shkodrës.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bën të ditur se “ekipet mjekësore me autoambulancat e spitalit të Shkodrës janë në gatishmëri 24 orë pranë zonave të përmbytura”.
Sipas saj, është bërë e mundur shpëtimi i një fëmije 4 vjeç nga Velipoja dhe i dy të moshuarve me probleme kardiake nga Mali i Jushit.
Aktualisht ata po trajtohen në spitalin Rajonal të Shkodrës.
a.ç