Futbolli sërish në zi.
Një tjetër tragjedi ka ndodhur në fushën e lojës, duke tronditur botën e futbollit.
Lojtari Bruno Boban ka ndërruar jetë në fushë, pikërisht në ndeshjen e mes Marsonias dhe Slavonija Pozhega në Kroaci.
Boban u shtri në zonë, gjatë një aksioni sulmues të ekipit të tij, pasi u godit nga topi. Thirrja e mjekëve nuk e evitoi dot fatkeqësinë.
Mjekët kanë shpjeguar se vdekja mund të ketë ardhur prej një ataku kardiak.
Boban ka luajtur më parë me NK Zagreb, por tashmë luante në ligat e ulëta të futbollit kroat.
a.ç