Një 45-vjeçar është arrestuar nga ana e policisë së Beratit që cilësohet si person me rrezikshmëri të lartë.
Edison Çobo u arrestua nga policia pasi akuzohet për prodhim dhe shitje lënde narkotike.
Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Berat në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë e kapja e shtetasit në kërkim: Edison Çobo, 45 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat”, njofton policia.
Shtetasi i lartpërmendur është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendim nr.4137 dt.25.09.2017 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal. Gjithashtu ndaj këtij shtetasi DVP Berat ka nisur hetimin pasuror, ku për këtë materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë./a.m.