Grabitësit të cilët tentuan të vidhnin me armë banesën e Minella Mucës në Fier, dyshohet se kishin bashkëpunuar prej kohesh me njeri-tjetrin.
Burime për ‘BalkanWeb’ bënë me dije se ka dyshime që të paktën një prej tyre është nga Fieri, i cili ka orientuar shokët e tij se në banesën e Minella Muçes mund të këtë pasur një sasi të konsiderueshme parash.
Mësohet se grupi hetimor është duke verifikuar të gjitha pistat e mundshme, por kryesorja vazhdon të mbetet ajo e tentativës së vjedhjes. Ndërkohë, nisur nga rindërtimi i ngjarjes dhe hetimet paraprake është konkluduar se çifti i të moshuarve nuk kanë pasur sende me vlerë apo shuma të madhe parash në banesë, pavarësisht se grabitësit dyshohet të kenë pasur informacion se djali i Minelles, i cili jeton në Meksikë mund të kishte kryer ndonjë transferte valute. Nga verifikimi i të kaluarës së dy prej grabitësve, Xhuliano Sollaku që mbeti i vrare pas shkëmbimit të zjarrit me policinë dhe Arben Muça, i cili u plagos, është konstatuar se ata kane pasur prej vitesh aktivitet të dyshimtë.
Gjithashtu, mësohet se është konkluduar paraprakisht se ata janë anëtarë të një grupi që dyshohet se ka kryer vjedhje me armë e vepra të tjera penale edhe ne qytete të tjera të Shqipërisë. Hetuesit kane ngritur dyshimet se grabitësit bashkëpunonin gjithmonë me banorë të qyteteve ku kryenin vjedhjet./a.m.