Kangjellat e reja përgjatë rrugës së “Elbasanit” tashmë do të rrisin sigurinë e këmbësorëve në një zonë ku deri dje nuk mund të kaloje pa i bërë sytë katër. Bashkia e Tiranës ka vendosur kangjellat përgjatë rrugës së Elbasanit deri në Sauk me qëllim shmangien e aksidenteve.
Këto të fundit e bëjnë më të sigurt rrugën për kalimtarët, veçanërisht në zonat ku ka nxënës dhe studentë.
Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë hapash që synojnë të rrisin sigurinë e qytetarëve në rrugë, por edhe që i vijnë në ndihmë lehtësimit të trakut, ku veç bllokimit të hyrje-daljeve të paligjshme në rrugët kryesore, ka vijuar puna edhe për vendosjen e kangjellave që orientojnë lëvizjen e qytetarëve në kryqëzimet kryesore./a.m.