Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është shprehur se kryeministrit Edi Rama nuk i duhet dhënë më shansi për të drejtuar këtë vend.
Kryemadhi deklaroi në studion e emisionit ‘Opinion’, se Rama është një nga politikanët më jetëgjatë në politikë dhe një mundësi tjetër nuk mund t’i jepet.
Ajo tha se nuk ekziston asnjë flirt mes LSI-së dhe PS-së, pasi nuk mund të ketë bashkëpunim me një forcë politike që përfaqëson interesat e grupeve kriminale dhe të trafikut të drogës.
a.ç