Brenda pesë viteve, Tirana do të ketë furnizim 24 orë në ditë me ujë të pijshëm. Ky është premtimi i kryebashkiakut Erion Veliaj në intervistën e dhënë për Vizion Plus. “Nga dita e parë kur ne do të fillojmë investimin në Bovillë, unë ju kam thënë të gjithëve filloni kronometrin. Ne për 5 vjet do e kemi Tiranën 24 orë ujë. Në fund të mandatit të dytë do të kemi 24 orë ujë. Ndërkohë që kemi ndërtuar tani një kompani të shëndoshë që tashmë vijnë të tjerët të financojnë”, tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë së Tiranës komentoi dhe çështjen e ndryshimit të çmimit duke theksuar se sërish kryeqyteti ka çmimin më të ulët, ndërkohë që është rritur dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për të paguar ujin.
“ Çmimi i ujit në Tiranë është 65 lek për metër kub. Çmimi i ujit në Kamëz, në Bathore, në Paskuqan, në Babrru, pra në zonat më të varfër të Shqipërisë qendrore është 67 lek plus 2 lek kanalizime aforfe. Një lum, na ndan ne Bathoren dhe Kamzën. Atje është 80 për qind e popullsisë në ndihmë ekonomike. Këtu është 80 për qind e popullsisë e punësuar. Sot Bashkia e Tiranës hyn te bashkitë me çmimin më të ulët të ujit. Sigurisht kur uji ishte komplet falas, ujin aq lirë ti e lije çezmën hapur. Njerëzit janë bërë më të kujdesshëm, përdorin vetëm ujin që duan”, u shpreh ai.
a.ç
Mallkuar vota qe te dhashe mor genjeshtar dhe njeri pa principe morale.Na the do ulim taksat,por na ke shtuar dhjetera te tjera.Te denofte perendia e s,kam c,te te them.Na more shpirtin e s,pyete per popullin fukara.Palaco.