Marku theksoi rëndësinë për trajnimin e prokurorëve koordinatorë të medias, sipas përcaktimeve të reja ligjore. Kryeprokurorja çmoi ndërkaq se reforma në drejtësi ishte domosdoshmëri dhe se efektet reale do të ndihen me themelimin e organeve të reja.
“Krijimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, – shtoi Marku, – shmang ngërçet e ndryshme në sistemin e drejtësisë”.
Neukirch tha se Këshilli i Europës është i gatshëm të ndihmojë Prokurorinë e Përgjithshme dhe Prokuroritë në qarqe me trajnime si dhe me një projekt për prokurorët koordinatorë të medias.