Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur votimin sot në parlamentin e Kosovës për ligjin e Demarkacionit me Malin e Zi. Në një reagim zyrtar, Basha e ka konsideruar këtë një akt thelbësor në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit në rajon.
Reagimi
Pershendes votimin e sotem nga Kuvendi i Kosovës te ligjit te Demarkacionit me Republikën e Malit te Zi. Ky akt eshte nje kontribut thelbesor ne marrëdhëniet e fqinjësisë se mire dhe stabilitetit ne rajon.
Partia Demokratike fuqimisht beson se ky akt është një hap i sigurte i Kosovës drejt proceseve integruese. Ky votim eshte nje lajm i mire per Kosoven dhe miqte e saj.
Partia Demokratike si ne cdo ore te historise se saj mbeshtet me ndjenje vellazerore dhe ne respekt te institucioneve te Kosoves cdo hap drejt integrimit euro-atlantik, konsolidimit te shtetit dhe mireqenies se popullit te Republikes se Kosoves.