Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, deklaroi për media pas ratifikimit të Projektligjit për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Ai ka thënë se “nga sot fillon pranvera e lëvizjes së lirë për qytetarët”.
“Kemi kaluar çaste jo shumë të lehta. Urime për të gjithë”, është shprehur Veseli.
Ai ka thënë se Kosova tash i kthehet normalitetit. Veseli po ashtu ka deklaruar se vendin e presin edhe shumë sfida të tjera përpara. Kreu i Kuvendit ka thënë se beson se para fundit të këtij viti, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Shengen.
ma.me