Komisionari i Bashkimit Evropian për çështje të brendshme, Dimitris Avramopoulos, ka përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. Ai ka thënë se ky është hap i madh në rrugën drejt liberalizimit të vizave. “E mirëpres ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar ai në Twitter. “Hap vendimtar për Kosovën drejt liberalizimit të vizave”, ka thënë Avramopoulos.